Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takimin presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot në Prishtinë.
Presidentja e KE-së të mërkurën nisi turneun në vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizitoi Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut. Pas Kosovës, do ta vizitojë edhe Malin e Zi.
Von der Leyeni gjatë vizitës është fokusuar më së shumti në procesin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe ndihmën që BE-ja vazhdon t’u ofrojë vendeve të rajonit për të arritur progres në këto fusha.
Qeveria e Kosovës pret që gjatë vizitës së presidentes së KE-së të shtunën, të diskutohet për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian dhe përfitimet për Kosovën.