Një aksident ka ndodhur pranë tunelit të Skërficës në Sarandë.
Në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Bajkaj, 63-vjeçari drejtuesi i makinës tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur një këmbësori 72 vjeç. Më pas është përplasur me një makinë tjetër.
Menjëherë 72-vjeçari është dërguar në spital, por gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Ndërsa 63-vjeçari është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.