Gjatë ndeshjes Interi filloi fort, duke fituar një penallti që në minutën e parë pas një faulli të Danilo mbi Marcus Thuramin. Piotr Zielinski ishte i saktë nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 1-0.
Por Juventusi reagoi shpejt, me një aksion të bukur ku Weston McKennie asistoi Dusan Vlahovic, i cili barazoi shifrat në 1-1. Nuk kaloi shumë dhe Juventusi kaloi në epërsi, kur Timothy Weah shënoi për 2-1 pas asistimit të Francisco Conceicaos.
Pas këtyre dy golave, Henrikh Mkhitaryan barazoi sërish për Interin, duke e sjellë rezultatin në 2-2. Menjëherë pas kësaj, gjyqtari Marco Guida akordoi një tjetër penallti për Interin, me Zielinski që shënoi sërish, duke e çuar rezultatin në 3-2.
Pjesa e dytë ishte gjithashtu e mbushur me emocione. Interi dyfishoi epërsinë me golin e Denzel Dumfries në minutën e 53-të për 4-2. Megjithatë, Juventusi nuk u dorëzua; Kenan Yildiz, i futur nga stoli, shënoi dy herë, fillimisht për 4-3 dhe më pas barazoi në 4-4.
Ky barazim mbante Interin në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Juventusi renditet i treti me 17 pikë, duke treguar se garën për titull do ta vazhdojnë me intensitet.