Belind Këlliçi, gjatë një interviste në News24, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York dhe zhvillimet lidhur me votën e diasporës. Ai theksoi se caktimi i drejtuesit politik për diasporën dhe ekipit të tij ka vonuar, por është optimist për punën e tyre në këtë proces.
Këlliçi vuri në dukje se vizita e Ramës në New York u prit me protesta, duke falënderuar shqiptarët që shprehën shqetësimet e tyre drejtpërdrejt.
“Vizita e Ramës në New York është pritur me protesta.
Falënderoj shqiptarët që hynë në sallë dhe ia thanë në sy problemet. Është Rama pse një pjesë e madhe e shqiptarëve janë largua nga vendi. Kemi një bashkëfajësi, sepse edhe PD nuk ka patur vëmendjen e duhur në lidhje me diasporën.
Votën e diasporës kemi kërkuar gjithmonë në dialogun për Reformën në Drejtësi.
Javën e ardhshme ose maksimumi në 10 ditëshin e parë të nëntorit, do të caktohet drejtuesi politik për diasporës dhe ekipin që do të punojë me të. Jemi të vonuar për caktimin e një ekipi që do të punojë për mbarëvajtjen e procesit”, tha Këlliçi.