Aktori i njohur hollivudian Leonard DiCaprio ka shprehur publikisht mbështetjen për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në një video-mesazh për ndjekësit e tij, DiCaprio tha se mbështet fushatën presidenciale të Harris për shkak se ajo ka mbrojtur kauzat mjedisore, për të cilat DiCaprio është i angazhuar personalisht.
Ai gjithashtu akuzoi Donald Trumpin se ka mohuar faktet për ndryshimet klimatike. Ndërsa vuri në duke se Kamala Harris ka ndihmuar në disa çështje të rëndësishme që lidhen me klimën në SHBA.
DiCaprio vlerësoi Harrisin duke thënë se nën udhëheqjen e saj, do të realizohen politika ambicioze klimatike.