Qytetarët e Maqedonisë së Veriut renditen si duhanpirësit më të mëdhenj në rajon dhe në top 10-në e botës, me rreth 46% të të rriturve që konsumojnë cigare. Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian (18.4%) dhe asaj globale (17%).
Pothuajse gjysma e duhanpirësve në vend konsumon më shumë se një paketë në ditë, dhe mosha mesatare e fillimit të duhanpirjes po bie, duke arritur në 13.5 vjeç. Një studim paralajmëron se duhani mund të shkaktojë deri në 39,000 vdekje në 40 vitet e ardhshme.
Çmimi mesatar i një pakete cigare në Maqedoni është 2.4 euro, me akcizën e caktuar në 1.12 euro për paketë, shumë më poshtë se standardet e Bashkimit Evropian, që synon të rrisë akcizën në 200 euro për 1000 cigare.