-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta kundër mbetjeve toksike, Muçollari: Duam transparencë, të dalin para drejtësisë përgjegjësit

Kryesoret

Paraditen e sotme një grup aktivistësh dhe përfaqësues të opozitës protestuan në hyrje të Portit të Durrësit kundër mbetjeve toksike. Ditën e nesërme pritet që rreth 2100 tonë mbetje të mbërrijnë në Shqipëri.

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka kërkuar nga qeveria që të bëjë transparencë dhe të nxjerrë përgjegjësit kryesorë në këtë trafik ndërkombëtarë mbetjesh të rrezikshme.

“Cila industri prodhon kaq shumë mbetje të rrezikshme për ekosistemin dhe jetën tonë. Bazeli do jetë këtu, për të siguruar transparencë. Si opozitarë na duhet të marrim riolin e shoqërisë civile. Ajo s’po reagon. Transparenca mbi këtë ngjarje, na garanton siguri dhe çon sinjal të qartë për këtë trafik. Përgjegjësit nga zyrtari më i vogël te kryeqeveritari të shkojnë para drejtësisë për këtë krim mjedisor, ndaj të drejtës sonë për të jetuar. Duhet të kërkojmë mbështetjën e të gjithëve, socialistë e demokratë. Nëse qeveria s’reagon, duhet të përshkallëzojmë reagimin tonë”, tha Muçollari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit