Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmban mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë nesër në orën 7 të mëngjesit në radë në portin e Durrësit.
Ditën e sotme përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile po protestojnë në hyrjen para portit.
Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “ Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”.