Mëngjesin e sotëm një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në ishullin Lezhë.
Menjëherë familjarët kanë arritur ta nxjerrin bombolën jashtë banesës dhe kështu kanë parandaluar rrezikun e madh.
Ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Dyshohet se shkak i shpërthimit është rrjedhja e tubit të gazit.