Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian në Armeni, ku zhvilloi takime me presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Samiti trajtoi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave politike e ekonomike në Europë.
Rama publikoi foto nga takimet, duke theksuar rëndësinë e diskutimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.









