Një 13-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga kati i 7-të i banesës së saj në Itali në datë 25 tetor. Autoritet italiane kanë nisur hetimet për të dashurin e saj 15-vjeçarin, i cili sipas familjarëve ai ishte shumë xheloz.
Autopsia e trupit të 13-vjeçares u krye pasditen e sotme në Pavia nga mjeku ligjor Giovanni Cecchetto.
“Rezultati do të jetë vendimtar për rindërtimin e dinamikës. Bashkë me dëshmitë e mbledhura dhe konstatimet e bëra nga karabinierët, do të mund të rindërtojmë dinamikën e kësaj ngjarje shumë të trishtë”, tha avokatja Lorenza Dordoni.
Më pas avokatja ka thënë që “Vajza shkoi në shkollë me shoqet dhe u kthye rreth orës 20:55. Mamaja e saj ndodhej në shtëpi. Pavarësisht se nuk ka dëshmi dhe ajo nuk e ka parë të dashurin e saj gjëkundi, dyshohet se ai e ka pritur 13 vjeçaren në fund të korridorit ose te shkallët, në një cep që nuk do pikasej nga të tjerët”.
Familja e 13-vjeçares do të paraqesë një deklaratë me elementë të rinj në Prokurorinë e të Miturve, si dhe do të prezantohen dokumente, komunikime të vajzës që tregojnë sjelljen obsesive të dashurit 15-vjeçar. Familja e vajzës nuk e ka besuar asnjëherë se 13-vjeçarja është vetëvrarë , siç pretendonte i dashuri dhe është e bindur se është një vrasje.