Një operacion policor i koduar “Reaction” ka çuar në arrestimin e një 60-vjeçari në fshatin Arrën të Kukësit, i akuzuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, si dhe për kanosje me armë zjarri.
Policia reagoi menjëherë pas një njoftimi për dhunë në familje dhe arriti të ndalonte R. S., duke sekuestruar në banesën e tij dy armë zjarri automatik, një pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.