-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Berisha: World Justice Project tregon se reforma në drejtësi ka dështuar

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se reforma në drejtësi në Shqipëri ka dështuar plotësisht.

Ai e mbështeti këtë pohim me të dhënat e raportit të World Justice Project, i cili tregon një rënie dramatike të treguesve të funksionimit të drejtësisë në vitin 2024, krahasuar me vitin 2015.

“Jam para jush për të theksuar se dështimi i plotë i reformës sorosiane në Shqipëri dhe drejtësisë së re konfirmohet tashmë jo vetëm nga qytetarët dhe opozita shqiptare, nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, por konfirmohet nga institucione think-tanker më të specializuara të fushës.
Kështu, World Justice Project, Projekti i Drejtësisë në Botë, vlerëson një seri treguesish të shtetit ligjor dhe të funksionimit të drejtësisë dhe konstaton një rënie dramatike të këtyre treguesve në vitin 2024, krahasuar me vitin 2015. Këtu para jush do paraqes me grafiqe këtë rënie. Kufizimi i pushtetit të qeverisë.
Shqipëria nga vendi i 52-të është ngjitur në shkallaren e turpit në vendin e 106 për dorën e gjatë të ekzekutivit mbi pushtetet e tjera duke kaluar me disa ende Vietnamin dhe disa diktatura të tjera në botë”, tha Berisha.

Po ashtu, ai njoftoi se për korrupsionin, Shqipëria ka rënë nga vendi i 78 në të 107-in, ndërsa liria e shprehjes dhe e drejtës së protestës kanë pësuar gjithashtu rënie të ndjeshme.

“Natyrisht në një vend ku korrupsionin e udhëheq kreu i narkoshtetit, nuk mund të ndodhë ndryshe. Liria e shprehjes ka një rënie dramatike, nga vendi i 65 është vidhisur në vendin e 92.
Sipas këtij raporti, e drejta e protestës dhe aktivizimit publik ka rënë nga pozicioni i 54 që kishte Shqipëria me rreth 48 vende, pra sot renditet në vendin e 102 për kufizim të të drejtës së protestave dhe lirive politike.
Ndryshim dramatik ka pësuar zbatimi i ligjit. Nga vendi i 86 që ndodhej, sot Shqipëria është në vendin e 114.
Por, porsa i përket procesit administrativ, World Justice Project gjen se administrata e narkoshtetit shqiptar është njëra prej 16 administratave më të dobëta të planetit. Shqipëria në vitin 2015 renditej në vendin e 89 dhe është ngjitur në përkeqësim në vendin e 128”, deklaroi kreu i PD.

Ai e përfundoi fjalën e tij duke theksuar se këto rezultate konfirmojnë dështimin e reformave të miratuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit