Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se pas arrestimit të Ilir Metës kjo forcë politike jo vetëm që nuk do të dorëzohet por, sipas tij po organizohet më fort për të demaskuar qeverinë socialiste.
“Ne po organizohemi më fort për të goditur këtë regjim mafioz dhe do u japim përgjigje atyre që mendojnë se do të marrin peng këtë forcë politike.
Sot u mbush një javë nga rrëmbimi terrorist dhe kriminal i regjimit të Tom Tom makutëve dhe të Dumdumanit, të këtij narkoshteti dhe narkodrejtësie që Rama ka ndërtuar në vend në bashkëpunim me mafien ndërkombëtare anti shqiptare.
Rrëmbimi si sot një javë, ky akt kriminal i presidenti të PL-së, ish kryeministër, ish kryetarit të Kuvendit dhe ish presidenti të Republikës, që faktoi kapitullimin pa kushte të reformës në drejtësi dhe kapen me shkelm në fyt të drejtësie që sot është kthyer në një vrasëse me pagesë për llogari të Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën vërtetë që sot përfaqësohet nga Meta dhe Berisha do t’i kthehet Ramës dhe gjithë horrave të tjerë në një bumerang të tmerrshëm që do tu tregojë dhe njëherë shqiptarëve fytyrën kriminale dhe terroriste të këtij regjimi mafioz” tha ai.