Ditën e nesërme do të hapet takimi i 18-të i Stabilizim Asocimit mes Parlamentit shqiptar dhe atij evropian, i cili do të mbahet në datën 29 dhe 30 tetor.
Ky takim do të nisë nga ora 15:15 deri në 16:30 dhe do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Temat që do të diskutohen janë: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.