Në lidhje me arrestimin e deputetit Jurgis Çyrbja në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, Benet Beci tha se SkyEcc nxori të gjithë personat që kanë lidhje me krimet.
Beci tha se Prokuroria e Posaçme do të shoh më tej dhe ndalimi i publikimit zbatohet në mënyrë efikase.
Ndërsa avokati Indrit Sefa tha se dy raste janë ndalur publikimet që kanë të bëjnë me SkyEcc.
“Vetëm për të mos dërguar dosjet në parlament ka pritur deri në moment e fundit. SPAK ka bërë favorin më të madh ka shkatërruar shtabet elektorale të Edi Ramës. Pra kemi shtabin elektoral në Shkodër, Durrës dhe kjo tregon që zgjedhjet e 2021 janë vjedhur pra korrupsion pasiv.”, tha Sefa.