-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e pensionistëve, Tabaku: Me kë tallen? Kujtojnë se mjafton të shfaqen në publik me buzëqeshje

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka folur rreth situatës kritike të pensionistëve në Shqipëri. Tabaku me anë të një video-mesazhi shprehet se qeveria po i trajton pensionistët si një objekt propagande dhe i mjafton vetëm foto e takime të radhës.

Ajo thotë që pensionistët shqiptarë marrin vetëm dyzet përqind të të ardhurave mesatare që në vendet e Bashkimit Evropian përfitojnë.

“Po talleni? Kujtojnë se mjafton të shfaqen në publik me buzëqeshje dhe me rritje simbolike për të mbuluar krizën ku pensionistët janë lënë,” shprehet Tabaku.

Ajo thekson se pensionistët që përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit, janë thjesht vegla propagandistike për këtë qeveri. Tabaku thotë që Partia Demokratike do të jetë gjithmonë zëri i tyre në Parlament dhe në çdo forum ku të drejtat e tyre do të mbrohen.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit