-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhafaj: Drejtësia nuk preket! 70 ekspertë do nxjerrin problemet

Kryesoret

Shumica socialiste nuk heq dorë nga nisma anti-korrupsion, ose e njohur ndryshe si komisioni “Xhafaj 2”. Vetë deputeti socialist që udhëheq këtë proces të bojkotuar nga pjesë kryesore e institucioneve të drejtësisë, tha se grupi me mbi 70 ekspertë do të vazhdojë punën për të nxjerrë problemet që më pas do të adresohen pranë komisionit. Opozita këtë proces e ka bojkotuar.

Në përfundim të këtij procesi gjetjet do i jepen grupeve të ekspertëve për t’i referuar në draftin që kemi në proces dhe vetë në mbyllje të procesit, drafti do i kalojë komisionit për diskutim dhe miratim. Deri tani është në posedim të grupit të ekspertëve. Një reformë e tillë nuk mund të kryhet pa pasur një grup ekspertësh të aftë vendas dhe të huaj.

Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë do të jenë 70 ekspertë të nivelit të lartë të propozuar nga institucionet e pavarura, bota akademike, shoqëria civile dhe organizatat e komunitetit të biznesit. Ftesës i janë propozuar edhe organizata ndërkombëtarë, ekspertë të huaj dhe ekspertë shqiptarë jashtë për të kontribuar.

Në përgjigje kanë konfirmuar 20 ekspertë të huaj dhe mbi 20 ekspertë shqiptarë që punojnë jashtë, profesorë dhe gjyqtarë e prokurorë nga Italia, Franca, Holanda, Gjermania, Kanadaja, etj. Dua të sqaroj edhe një çështje që është spekuluar; ne e konsiderojmë reformën në drejtësi një prej lëvizjeve më të mëdha shtetformuese.

Shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara në 2016 janë të paengociueshme. Ne e kemi ndërmarrë këtë nismë për t’i dhënë një shtysë negociatave për të adresuar Shqipërinë në BE në 2030. Pa nxitjen e këtij niveli është vështirë që të bëhen këto reforma” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit