Zbardhen detaje të reja nga paraqitja në SPAK e ish-deputetit Artur Roshi paraditen e sotme. Kreu i Ballit Kombëtar ka qëndruar për më shumë se 3 orë.
Paraprakisht dyshohet se gjithçka lidhur me një kallëzim që është bërë nga një qytetar në qytetin e Sarandës. Një denoncim për ndërtim pa leje.
“Ishte një gjë rutinë që kishte të bënte me probleme të hershme me një pretendimi të një ndërtimi të jashtëligjshëm dhe me blloqe betoni që ishin hedhur në pronën time, në rrugën e cila u ndërtua me lejen e bashkisë Sarandë.
Po i njëjti person ka bërë kallëzim asokohe në shpifje dhe fyerje. Ishte imagjinata e tij se do të bëja ndërtim. Nuk e besoj se jam nën hetim” tha Roshi.