Luçiano Boçi i cili ndodhet në rethrrotullimin e Milotit ka shprehur se qëllimi i mosbindjes civile është qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.
“Është mosbindje civile që ka akset në fjalë. Mund të konsiderohet si akt protestues si pjesë e mosbindjes civile. Mosbindja civile nuk është qëllimi ynë final, pasi qëllimi final është rezultati i mosbindjes civile. Rezultat për qeveri teknike, për t’i dhënë liri liderit të opozitës. për t’i dhënë fund inkuizicionit ndaj opozitës”, tha Boçi.