Në protestën Ivi Kaso u shpreh që nuk kemi asnjë përplasje me policinë.
Ai tha se nëse policia do të na provokojë kemi masat e duhura. Nëse ky akt do të lejojnë Shqipërinë që të ketë vota të lira dhe të ndershme jemi në rregull.
“Nuk kemi asnjë frikë për tu përballur me këtë regjim. Protesta është konform ligjeve dhe rregullave, është përcaktuar në njoftimin që i kemi dërguar policisë. Ne nuk kemi asnjë lloj arsye që t’i frikësohemi përplasjes me Policinë e Shtetit, nuk jemi në të parët që nisim provokimet, nëse na provokojnë do të marrin përgjigje”, tha Kaso.