-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mosbindja civile, Baçi: Protestë sensibilizuese dhe bllokuese për korrupsionin

Kryesoret

Sot në orën 17:00 do të mbahet protesta e opozitës ku deputetë të PD do të shpërndahet në disa segmente rrugore.

Deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh që protesta synon të sensibilizojë opinion publik dhe të bllokojë strukturat e korrupsionit.

“Do të jetë një protestë qytetare, një protestë sensibilizuese dhe patjetër një protestë bllokuese; bllokuese për korrupsionin, bllokuese për qeverinë. Është një sensibilizim dhe nuk ka qëllim të bllokojë ose të paralizojë qytetarët, siç shpesh herë përpiqet ta argumentojë propaganda e qeverisë.”, tha Baçi.

Ai u shpreh që janë vetë qytetarët që kanë kërkuar një kërkesë për protestë dhe janë vet ata që do të jenë të pranishëm.

“Në analizën që kemi bërë dhe në formën që kemi menduar për të protestuar sot, kemi pasur konsultime me qytetarë të ndryshëm, qytetarë të thjeshtë dhe opozitarë, për mënyrën se si duhet të protestojmë.”, tha Baçi.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit