Në rrethrrotullimin e Bradasheshit protestuesit kanë bllokuar rrugën që në orën 17:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 20:00.
Deputeti i PD Edmond Spaho u shpreh se qeveria ka synim që të eleminojë demokracinë dhe të ekzekutojë opozitën.
“Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Synimi është që të ekzekutojnë opozitën dhe të sigurojnë në tavolinë një mandat të 4 në zgjedhjet e 2025. Ne nuk pajtohemi me këtë, nuk do lejojmë që zgjedhjet të jenë një farse elektorale. Kërkojmë një qeveri teknike që të garantojë standardet që ka vendosur OSBE ODIHR. Këtë shqetësim e shprehëm edhe në Strasburg për gjendjen e rëndë politike që po kalon Shqipëria. Kërkuam ndihmën e tyre që mund të realizojmë qeverinë teknike në zgjedhjet e ardhshme”, tha Spaho.