-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për rritjen e pagave të deputetëve: Një pikë uji në oqean

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar kritikët që e akuzojnë qeverinë për rritjen e pagave të deputetëve, duke theksuar se ato janë të papërfillshme krahasuar me numrin e pensionistëve në vend.

Ai shprehet se nëse pagat e deputetëve do të mbulonin rritjen e pensioneve, do të ishin “vullnetarë të gjithë”.

Rama e quajti kritikën demagogji të shëmtuar, e cila synon të hedhë helm në mendjet e pensionistëve.

Edi Rama: Janë ca që thonë pse i rrisni pagat e deputetëve rritjani pensionistëve, po sikur ato pagat e deputetëve të mbulonin rritjen e pensioneve ne do t’i nxirrnim deputetët vullnetarë të gjithë.

Por, pagat e deputetëve në krahasim, 140 deputetë në krahasim me 700 mijë pensionistëve janë një pikë uji në oqean. Kjo është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve.

S’ka lidhje fare, zero dhe e përsëris, që nga rritja e pagave përfiton fondi i pensioneve. Problemi ynë është të reflektohet rritja e pagave reale në sektorin privat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit