Renato Çepa, 40 vjeçari i shënjestruar nga një atentat të dështuar në Elbasan, rezulton person me precedentë penalë për trafik narkotikësh. Ai ka lidhje me figura të njohura të botës së krimit, përfshirë Emiljano Ramazanin, i cili u vra katër vjet më parë.
Atentati ndodhi rreth orës 04:10, kur një 24-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, po përpiqej të vendoste lëndë plasëse në mjetin e Çepës. Plasja i shkaktoi atij plagë fatale dhe ai ndërrroi jetë në spital.
Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe për të hetuar konflikte të mundshme të lidhura me 40-vjeçarin. Dyshohet se 24-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal.
Tragjedi në Elbasan/ I shpërthen eksplozivi në dorë, vdes 24-vjeçari