Kristi Balukja, i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Elbasan, tentoi të vendoste tritol në automjetin e Renato Çepës, i njohur si “Kel Llumi”. Sasia e eksplozivit shpërtheu në dorën e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas burimeve policore, Balukja kishte pasur një konflikt fizik me Çepën disa kohë më parë, që dyshohet se lidhet me motivin e atentatit. Policia ka ngritur një grup hetimor dhe caktuar një prokuror për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Ky incident ndodh pas një sulmi të mëparshëm me tritol në apartamentin e motrave Nikolli, ku u vra një i pafajshëm, Enea Thomollari, ngjarje që aktualisht po hetohet nga SPAK.
Shënjestra e atentatit të dështuar, 40-vjeçari Renato Çepa me precedentë penalë