-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia godet Spanjën jugore, 4 të zhdukur nga vërshimet e ujërave

Kryesoret

Një shi i rrëmbyeshëm ka goditur Spanjën Juglindore dhe ka përmbytur rrugët dhe qytetet. Agjencia spanjolle e motit AEMET shpalli alarmin e kuq për pjesën lindore të rajonit të Venecias dhe alarmin e verdhë për pjesë të Andaluzisë në jug, ku një tren doli nga shinat për shkak të shiut të dendur.

Kryebashkiaku Sergio Marin Sanchez tha se shërbimet e shpëtimit po kërkonin “tre ose katër persona” të cilët rezultojnë të zhdukur. “Disa nga të zhdukurit ishin në veturë, të tjerët në shtëpi”, tha ai, duke theksuar se nuk kishte informacione të tjera.

Edhe në qytetin Alcudia ka të zhdukur. Policia tha se po kërkon shoferin e një kamioni që u zhduk në orët e para të pasdites.

Për shkak të motit të keq dhe pasojave të tij, kompania kombëtare hekurudhore Adif pezulloi shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe Valencias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit