Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti në konferencën për mediat u shpreh se në raportimet efundit të qeverisë, shihet qëllimit e gabuar KM Rama në menaxhimin e financave publike dhe orientimin e fondeve.
“Synohen dëshirat e pushtetarëve dhe jo nevojat e shqiptarëve. Me dorë të hekurt vepron qeveria për të marrë çdo qindarkë nga xhepat e shqiptarëve dhe sipërmarrjes, por asnjë vullnet dhe iniciativë për t’i rikthyer këto para në ekonomi kur duhet e siç duhet.”, tha Teliti.
Ai shprehet se miliona shkuan për koncensionet e PPP-ve korruptive dhe për lukset e shfrenuara qeveitare.
“Ku shkuan paratë e shqiptarëve atëherë në këto 9 muaj? Përveç luksit, përveç PPP-ve klienteliste e korruptive, paratë e buxhetit të shqiptarëve po bëhen gati për hedhur politikisht në fushatë, për të ndikuar vullnetin e votuesve dhe për të financuar prerjen e shiritave elektorale, jo aty ku ka nevojë ekonomia, por aty ku ka nevojë partia shtet.”, tha Teliti.
Ai thekson se Partia Demokratike kërkon që projektbuxheti 2025 do të jetë minimumu jetik dhe do të zhduk varfërinë.