Pasditen e sotme u zhvillua një protestë nga opozita e cila zgjati rreth tre orë. Media prestigjoze “Washington Post” ka shkruar një artikull rreth protestës për mosbindje civile.
“Opozita shqiptare bllokoi të martën rrethrrotullimet në të gjithë vendin në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një qeveri teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje në hyrjen kryesore të kryeqytetit, Tiranë, dhe në pesë udhëkryqe të tjera kryesore në të gjithë vendin për të bllokuar trafikun. “Bllokadë civile, o sot o kurrë!” ishte motoja e protestës”, shkruan Washington Post.