Një 75-vjeçare nga Saranda është arrestuar pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me thikë mbesën e saj gjatë një konflikti. Ngjarja ndodhi si rezultat i një mosmarrëveshjeje mes dy grave.
Policia njoftoi se shtetasja Z. V., banues në Sarandë, u arrestua për dhunë fizike dhe kërcënim me armë. Materialet e rastit janë kaluar në Prokurori për hetime të mëtejshme.