Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e radhës e organizuar nga PD do të zhvillohet më 12 mars në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë.
Protesta ka për qëllim të kundërshtojë aktet e qeverisë dhe të mbështesë kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit, është dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti”, u shpreh Berisha.
/5pyetjet.al









