Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi të mbajtur në foltoren e partisë, u ka bërë thirrje intelektualëve të vendit, përfshirë mësuesve, mjekëve dhe profesionistëve të tjerë, që të mos bien në konformizëm me regjimin aktual.
Ai theksoi se ky është një moment kyç për ta, pasi kanë përgjegjësi të madhe ndaj shoqërisë dhe vendit.
“Ju drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, juristëve, inxhinierëve, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh I jetës, nënshtrimi ndaj këtij regjimi, është gabim i pafalshëm. Asnjëri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodhin. Por para së gjithash ju banorë të shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, I keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.
/5pyetjet.al









