Një atentat me armë zjarri ndodhi në lagjen ‘Dobraç’ në Shkodër dhe sipas të dhënave paraprake janë 2 të vrarë, mes viktimave është vëllai i Ibrahim Licit!
Viktimë është vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe një kalimtare ndërsa është plagosur rëndë Arlind Bushati.
Ngjarja ndodhi pranë ish-lapidarit të ‘5 heronjve të Vigut’. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
Detajet mbi motivet dhe autorët e sulmit ende nuk janë zbardhur.