-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Hamza Lici, shënjestra e atentatit në Shkodër

Kryesoret

Një atentat me armë zjarri ndodhi sot në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku rezultuan të vdekur dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Hamza Lici dyshohet se ishte shënjestra e sulmit, ndërsa Flutura Basha humbi jetën pasi u gjend në vendin e ngjarjes me bashkëshortin e saj.

Sipas informacionit, makina ku udhëtonte Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi. Policia konfirmoi se në automjetin e viktimave u gjetën tri armë zjarri, ndërsa një automjet tip “Range Rover” u gjet i djegur në Golem me dy automatikë brenda.

Aktualisht, Prokuroria e Shkodrës po heton rrethanat e ngjarjes për të identifikuar autorët. Bilanici i atentatit përfshin Hamza Licin dhe Flutura Bashën të dy të vdekur, ndërsa Arlind Bushati dhe Bashkim Basha janë plagosur rëndë.

FOTO/ Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit ku mbeti i vrarë, ja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit