Talibanët kanë shpallur një dekret të ri që ndalon gratë në Afganistan të dëgjojnë zërat e njëra-tjetrës, një hap që ekspertët e cilësojnë si përpjekje për t’i përjashtuar ato nga jeta publike.
Ministri për promovimin e virtytit, Khalid Hanafi, ka theksuar se zëri i një gruaje konsiderohet “evrah” dhe se nuk lejohet as lutja me zë të lartë. Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se ky vendim mund të nënkuptojë një ndalim efektiv për gratë që të flasin me njëra-tjetrën.
Detajet mbi zbatimin e këtij dekreti mbeten të paqarta, por ai do të zbatohet gradualisht.