-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia reagon ashpër pasi Beleri u qëllua me vezë dhe kos në Tiranë

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Greqisë ka dënuar sulmin me vezë dhe kos ndaj Fredi Belerit në Tiranë paraditen e së martës. Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme greke kërkon nga autoritetet shqiptare që të marrin masa për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve.

“Dënojmë sharjet dhe fyerjet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës në Tiranë të delegacionit të Parlamentit Europian, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve dhe lirinë për të bërë punën pa pengesa. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Bashkimit Europian dhe duhet të gëzojnë respektin e duhur”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit