Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu u shpreh se inceneratori qe nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston, do të djegë edhe 13 milionë euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptare ne vitin 2025.
“Inceneratori qe nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston do të djege edhe 13 milion euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptare në vitin 2025. Ky incenerator inekzistent do te gllabërojë plot 9% te buxhetit të sanksionuar për financimin e kontratave PPP.
Jo vetëm që këto kontrata kanë rezultuar korruptive, si sterilizimi , inceneratori e të tjera pafund, por qeveria ka në plan të rrisë vjedhjet me koncesion, pasi në projekt buxhetin e 2025 planifikohet nje rritje me 1.4 % të financimeve të ketyre kontratave korruptive.
Projektbuxheti i vitit 2025 nuk behet për shqiptaret, por për hajdutët strategjike dhe për vjedhesit sistematikë te arkës së shtetit dhe zgjedhjeve.
Fakti që inceneratori i Tiranës bën sikur ekziston dhe SPAK bën sikur e heton, nderkohe që Tirana është nën plehra dhe Veliaj bën sikur pastron, tregon vetëm një gjë” tha ai.