Ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, kritikoi Serbinë për mosveprimin ndaj përgjegjësve të sulmit paramilitar në Banjskë.
Ai theksoi se ka kaluar shumë kohë pa përparim në mbajtjen përpara drejtësisë të Milan Radoiçiq dhe të tjerëve të implikuar.
“Ka kaluar më shumë që nga sulmi paramilitar serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë dhe Serbia nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm për të mbajtur përgjegjës, përfshirë liderin e vetëshpallur të këtij sulmi Milan Radoiçiq. Ne kërkojmë përgjegjësi të plotë”, tha ai.
Wood shprehu shqetësimin për veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ato minojnë mirëqenien e komuniteteve jo shumicë dhe ndikojnë negativisht në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ripërsëriti angazhimin e SHBA-së për të punuar me aleatët për uljen e tensioneve dhe zbatimin e marrëveshjeve, duke theksuar rëndësinë e njohjes së ndërsjellë.
“Qëllimi i SHBA-së mbetet njohja e ndërsjellë”, tha ai.