Ministri i mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi sot miratimin e projektligjit për krijimin e Forcave Rezerviste.
Vengu u shpreh se kjo u jep mundësi ushtarakëve aktivë që kanë vendosur për arsye të ndryshme të zhvillojnë karrierën e tyre në privat në funksione me teknicitet të lartë, duke mbuluar dhe misione paqeruajtëse, misionet në kuadër të angazhimeve në NATO-s apo në rajon.
Ai theksoi se synimi është që fillimi i vitit të gjejë në hapa të reja formimin e forcës rezerviste.
“Kemi një mbështetje financiare të dedikuar për forcën rezerviste 15.5 mln euro për këtë forcë dhe një angazhim në vitet në vijim. Në këtë mënyrë i kthehemi standardeve të NATO-s. Kemi një instrument tjetër për t’u bërë një FA më tërheqëse. U jep mundësi FA-ve të kenë një gamë personeli më të gjerë”, deklaroi ministri Vengu.