Ditën e sotme do të mbahet takimi i dytë i Stabilizim-Asociimit. Në këtë takim fokus do të jenë temat për sundimin e ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Këshilli i Stabilizim Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që lind në zbatimin e saj.
Ndërkohë ditën e djeshme u mbajt takimi i pari i Stabilizim-Asoccimit mes parlamentit shqiptar dhe atij evropian dhe drejtohej nga Toni Gogu dhe Marco Tarquinio.