Deputeti i PD-së, Tritan Shehu që ishte mbrëmë në krye të mosbindjes civile dhe bllokimit në Levan ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke akuzuar policinë për presion ndaj protestuesve.
“Ne Qarkun e Gjirokastres fillojne te theresin ne Komisariatet e policese grupe protestuesish te mbremshem.
Drejtues te degeve te PD deri te tjere qytetare, qe me vullnet te lire protestuan ndaj ketij rregjimi!
Per te krijuar terror e frike!
Por asgje nuk mund te ndaloje tashme protesten e zemerimin e njerezve, te lene ne varferi, te shkelurne te drejtat e tyre themelore.
Duke i falenderuar thellesisht te gjithe ata qe erdhen ne Levan nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti etj.
I siguroj se ky aksion politik per liri te te gjitheve, te liderit tone Sali Berisha, demokraci, mireqenie etj, do vazhdoje te shkoje ne ngritje deri ne shembjen e rregjimit!
Ndal revanshit komunist” shkruan ai.