Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër. Një 62-vjeçar është përplasur nga një automjet i paidentifikuar.
Gjatë transportimit për në spitalin e Shkodrës, 62-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen e aksidentit dhe për identifikimin e autorit dhe automjetit.