-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Ne do të vazhdojmë betejën me pastruesin e parave të Bajrave dhe Hajrave

Kryesoret

Klevis Balliu, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, deklaroi gjatë protestës kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se beteja për drejtësi nuk do të ndalet deri sa hajdutët të përfundojnë pas hekurave. Ai kritikoi drejtësinë e kapur nga kryeministri Rama, e cila, sipas tij, synon të ndëshkojë qytetarët që guxojnë të sfidojnë pushtetin.

Balliu theksoi se sistemi i korruptuar i Veliajt dhe Ramës vazhdon të mbajë nën kontroll institucionet, duke e kthyer drejtësinë në një mjet për të mbrojtur pushtetin.

“Ne do të vazhdojmë betejën me pastruesin e parave të Bajrave dhe Hajrave . E patë të nderuar ditën e djeshme se si doli një 5D tjetër, ajo del dhe te Balluku, ajo nuk është skemë, as kompani, është sistem i Veliajt, i Ramës dhe  i pushtetit.

Drejtësia e kapur e Ramës nuk e shikon vjedhjet e qeverisë, ajo shikon që në momentin kur qytetarët marrin epërsi ndaj pushtetit ajo sulet ndaj tyre pasi ka frikë se i bie pushteti i Ramës. Krimi vendos deputetë në lista.

Vetëm ne mund ta zgjidhim këtë problem, Erion Veliaj është e vërteta e SPAK, ai u kap me presh në dorë duke vjedhur, Rama, Balluku, Xhaçka, Olsi të gjithë janë kapur por SPAK nuk lëviz.

Erion Vleiaj është në partneritet, i ka kolegë prokurorët e SPAK, por edhe ne nuk  do të ndalemi do të rezistojmë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit