Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë Serbisë se nuk do të ketë anëtarësim në union duke mbajtur raporte me Rusinë.
“Ju thjesht nuk mund të mbani marrëdhënie me Rusinë, ose të tentoni të bëni biznes gjithashtu, dhe të prisni që vendi juaj të jetë pjesë e BE-së. Duhet të zgjedhësh njërën ose tjetrën”, tha Borell.
Ai thekson gjithashtu përputhjen e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, edhe pse ende nuk është vend kandidat.
Borrell përmendi gjithashtu edhe Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.
“Herët a vonë ju duhet të harmonizoni politikën tuaj të jashtme dhe të sigurisë me politikën e BE-së. Përndryshe, çështja e anëtarësimit do të jetë në rrezik”, tha Borell.