Demokratët janë mbledhur në selinë e Partisë Demokratike një orë para nisjes së seancës plenare për të diskutuar strategjitë dhe qëndrimet e tyre. Gazment Bardhi ka kërkuar që deputetët të vendosin nëse do të hyjnë në Parlament vetëm ata që janë në listë, apo të përfshijnë edhe ata që janë përjashtuar.
Ndërkohë, protestuesit e Bashkisë janë njoftuar për të protestuar sot në orën 11:00 para zyrës së Erion Veliaj. Ende nuk është e qartë nëse ata do të zhvendosen drejt Parlamentit, pas incidenteve të mëparshme.
Bardhi u ka bërë thirrje deputetëve të sigurojnë pjesëmarrjen në mbledhjen e grupit parlamentar në orën 09:00.