Ditën e nesërme Këshilli i emërimeve në drejtësi ka vendosur që të mbajë mbledhjen për vakancën e krijuar në gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës.
Kjo mbledhje do të mbahet në orën 14:00 pranë Gjykatës së Lartë.
Në këtë mbledhja do të hidhet shorti për caktimin e relatorit dhe të këshilltarit ligjor për shqyrtimin e 10 kandidaturave që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur në pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.