Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy individëve për krime lufte, me inicialet S.S. dhe M.S., për ngjarje që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999. Kjo është aktakuza e katërt e ngritur nga Prokuroria Speciale brenda dy muajve të fundit.
Akuzat përfshijnë vrasje, keqtrajtime fizike dhe psikike, si dhe plaçkitje të pasurisë së popullsisë civile. Prokuroria thekson se ka prova të mjaftueshme për të dyshuar se ata kanë kryer këto krime me dashje dhe në bashkëkryerje.
Që nga dhjetori 2023, Prokuroria Speciale ka ngritur gjithsej 33 aktakuza ndaj 89 personave për krime lufte në Kosovë.