-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Jemi mësuar me SPAK-un, Shqipëria, i vetmi shtet që dënon pa ligj

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka theksuar sot se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që dënon pa një bazë ligjore. Në një deklaratë për mediat, ai e komentoi situatën e tij dhe të kolegëve të tij të përjashtuar nga Kuvendi.

“Ne jemi mësuar me thirrjet në SPAK; unë kam shkuar tri herë, Gaz Bardhi katër herë. Krenarë jemi që nuk shkojmë për korrupsion ose për aferat e tjera të shëmtuara. Zoti i dhëntë jetë atyre që abuzojnë me pushtetin, që kur t’u vijë dita t’i fëlliqë sa më shumë,” tha Sula.

Ai gjithashtu kritikoi procesin e përjashtimit të deputetëve, duke theksuar se rregullorja e Kuvendit është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe se maksimumi i përjashtimit duhet të jetë vetëm 10 ditë. “Kush mendon se e kemi këtë për vete, të ketë turp. E kemi për Shqipërinë,” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit