Në Prishtinë u arrestua Gazim Gashi i cili akuzohet për 67 vepra penale dhe 5 fletë-arreste.
39-vjeçari është dënuar për mbajtje të armëve, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar të tyre, vjedhje në pyll, sulm ndaj personit zyrtarë, falsifikimi i dokumenteve, mashtrim, vjedhje rëndë, kanosje e mospërfillje të gjykatës.
Ai dyshohet se edhe e kërcënoi prokurorin Ersan Qavolli që po e heton rastin e tij. Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i tij Faik Gashi për shkak që falsifikoi dokumente.