Ertjan Kofsha i ka dhuruar Shqipërisë tre medalje. Ai arriti të shpallej kampion i Europës, në evenimentin që po zhvillohet në Poloni.
Ertjani fitoi një medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 162 kilogramë. Kampioni kuqezi mori medalje argjendi në shtytje, me 192 kilogramë, vetëm një më pak se kampioni i Europës.
Me 354 kilogramë në total, Ertjan Kofsha u pozicionua edhe i dyti në dygarësh dhe kampion i Europës në eventin e moshës deri në 23 vjeç.